Kërkon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë? Rama thote fjalët e pabesueshme të Ibrahim
- rilindjashqiptare
- Sep 20, 2018
- 1 min read

Kryeministri Rama ka folur sot rreth temës së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndër të tjera Rama tha se edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova në 1992 ishte i gatshëm të jepte disa lugina të Leposaviçit dhe disa fshatrave rreth tij në këmbim të Luginës së Preshevës.
Kryeministri ka cituar deklaratën e Rugovës të botuar dikur në gazetën “Zëri”, nën titullin: Ndarje të Kosovës jo, shkëmbim territoresh po.
I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçicit, Rama u shpreh se rri larg kësaj çështje.
Ai tha:
Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë patur nevojë. Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”.
Comments