Serbia në panik: KM i Kroacisë Plenkovic do të zëvendësoj Federica Mogherinin
- rilindjashqiptare
- Sep 20, 2018
- 1 min read

Lajm i keq për Serbinë, Kryeministri kroat Andrej Plenković, mund të zëvendësojë Federica Mogherini. Zagrebi ka përgatitur një kurth djallëzor për Beogradin në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, shkruajn në panik mediat serbe.
Sipas javores së Zagrebit Globus, Plenkovic synon të bëhet Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, për shkak të faktit se Mogherini tha se pas skadimit të mandatit të 2019 nuk ka në plane të kandidojë përsëri.
Në qoftë se shkon gjithëçka sipas planit, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës vitin e ardhshëm mund të udhëheqë vetëm Plenkovic, i cili nuk e fsheh mbështetjen për shqiptarët.
Në të njëjtën kohë, udhëheqja aktuale e Brukselit kërkonë për të rregolluar marrëdhëniet mes Serbinë dhe Kroacisë, dhe veçanërisht me Plenkovic, i cili në çdo mënyrë ka kërkuar që Serbia nuk mund të hyjë në BE pa i zgjidhur shumë probleme.
“Rruga e Serbisë drejt BE-së shkon përmes Zagrebit dhe duhet zgjidhur shumë çështje të grumbulluara”, tha Plenkoviç në parlament.
Comments