Spanja: E njohim Kosovën, por me këtë kusht
- rilindjashqiptare
- Sep 20, 2018
- 1 min read

Gazeta spanjolle ”Moncloa” ka dalur me një shkrim të befasishëm në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja. Sipas kësaj gazete, Spanja po përgatitet ta njoh shtetin e Kosovës. Gazeta thotë se Spanja po përgatitet të njoh pavarësinë e Kosovës, në rast se arrihet marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, gazeta shkruan se Spanja është kundër idesë së Thaçit dhe Vucic’it për ndryshim të kufijve. Po ashtu, Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës ka thënë se në rast të arritjes së marrëveshjes mes dy vendeve, vendet që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani do të lëvizin përpara në njohjen e pavarësisë./gazetametro
コメント