SUPERLIGA Lajm i keq për Dritën! Dy futbollist nga kryesorët do mungojnë në ndeshje me Prishtinën!
- rilindjashqiptare
- Sep 19, 2018
- 1 min read

Kampionia dhe nënkapionia e Kosovës do të përballen në fundjavë në kuadër të xhiros së gjashtë në Ipko Superligë, dhe vetëm fitorja do t’i rregullonte gjërat në të dyja skuadrat pas një periudhe aspak të mirë nëpër të cilën po kalojnë. Te Drita sigurt nuk do të luaj mesfushori Bujar Shabani, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen kaluar ndaj Feronikelit, por mungesë e madhe pritet të jetë edhe sulmusi Betim Haxhimusa. Ai po i zhvillon përgatitjet ndamas me skuadër, por sipas informacioneve të fundit që vijnë nga infermieria, shumë vështirë apo më saktë nuk ka gjasa që të riaftësohet për të dielën, mirëpo pritet që të jetë titullar për derbin e madh ndaj rivalit lokal Gjilanit pas dy javësh.
Comments