Superliga vjen me logo të re (Foto)
- rilindjashqiptare
- Sep 19, 2018
- 1 min read

Superliga e futbollit kosovar tashmë edhe zyrtarisht e ka logon e saj. Kompania “Ipko” e cila është sponzor gjeneral i kampionatit elitarë e ka krijuar dhe dizajnuar logon. Kështu për herë të parë kampionati kosovar do të ketë logon e saj zyrtare, derisa ajo do e bartë emrin e sponzorit gjeneral. “Ipko Superliga” është logoja e re e kampionatit elitarë që tashmë do i shoqërojë klubet përgjatë gjithë kampionatit. Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka njoftuar për logon e re të Superligës së Kosovës, megjithëse Gazetasheshi.com merr vesh se kjo logo ka qenë në tavolinë te drejtuesit e saj qysh pas marrëveshjes së arritur me “Ipkon”.

Comments