top of page
123.jpg

Tomë Gashi: Blakajt mund t’i kenë sugjeruar shërbimet sekrete të besueshme të largohet nga Kosova

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 19, 2018
  • 1 min read

Pas dorëheqjes së Elez Blakajt, avokati Tomë Gashi ka thënë se prokuroria kishte presion të publikonte aktakuzën për mashtrimet me listat e veteranëve.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se politika ka bërë presion të bëhet publike aktakuza për veteranët.“Politika ka bërë presion të përshpejtohet dërgimi i aktakuzës në gjykatë, tri javë pasi u bë publike dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj”. Gashi tha se nuk beson që aktakuza e dërguar në prokurori është draftuar nga Elez Blakaj.“Aktakuza e dërguar në prokurori nuk është draftuar nga prokurori Elez Blakaj.

Blakaj do të ishte dashur të qëndroj këtu dhe të dalë në një konferencë për shtyp dhe të tregoj arsyet e dorëheqjes, por ai ka zgjedhur një rrugë tjetër”, tha ai.Avokati i njohur thotë se Blakaj mund të ketë pasur sugjerime për t’u larguar nga Kosova nga shërbime sekrete të besueshme.“Kur rrezikshmëria është e madhe, dikush dikujt i sugjeron dhe ai zgjedh rrugën për Amerikë. Sigurisht që të kishte shkuar në Turqi, Hashim Thaçi dhe të tjerët e kishin kthyer që nga disa e nesërme sepse dihen raportet mes tyre”, tha ndër të tjera Gashi.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page