Arsimtari në Preshevë e rrah brutalisht nxënësin në klasë
- rilindjashqiptare
- Sep 21, 2018
- 1 min read

Rrahja e nxënësve nga mësimdhënësit, nëpër shkolla, vazhdon të jetë përditshmëri.
Jo më larg se sot, një e tillë ka ndodhur në një nga shkollat e Preshevës.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si një arsimtar rrah nxënësin në klasë. Kjo ngjarjes është filmuar nga nxënësit e klasës me telefon. Sipas përshkrimit kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Leran të komunës së Preshevës.

Comments