top of page
123.jpg

Jakup Krasniqi i sugjeron Ramush Haradinajt të japë dorëheqje

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 20, 2018
  • 1 min read

 Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se po të ishte në vend të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, do të ofronte dorëheqje.

“Prej fillimit kam thënë që nuk jam i gatshëm me këtë formë qeverisje. Jo veç pse është Ramushi po edhe vetë të isha në këtë pozicion do ta thosha të njëjtën gjë. 

Absolutisht, po. Nuk qeveriset nëse problemet shtohen çdo dite dhe vendimet nuk janë kurrkund. Qeveria është me zgjedh probleme”, ka thënë ai në KTV. Krasniqi, tash kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka thënë po ashtu se opozita nuk është serioze në kërkesën për zgjedhje. Sipas tij, ata kanë më shumë probleme brenda vetes se sa karshi pushtetit. Ai përmendi mandatin e kaluar duke thënë se ndonëse me numër të kufizuar, opozita ishte më e bashkuar. “Opozita s’është e bashkuar. Është fat i keq por një opozitë të bashkuar e kemi pasë vetëm në mandatin e kaluar edhe ka pasë numra të kufizuar.

Opozita sot ka më shumë probleme mes vete se sa me pozitën. Opozita duhet ta ketë të qartë dhe duhet të bëj një komunikim edhe me këta që janë në qeveri sepse edhe këta të këtij vendi janë. 

Mendoj që nuk janë serioz dhe nuk janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje për shkak të kalkulimeve që i bëjnë, edhe pse numerikisht është më e madhe nuk është e bashkuar dhe nuk është gatshme të shkoj në zgjedhje”, ka thënë ai. 


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page