top of page
123.jpg

Momenti i arrestimit për ryshfet të zyrtarit komunal të Gjilanit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 21, 2018
  • 1 min read

Emisioni "Drejtësia në Kosovë" sonte shfaqi pamje nga prangosja e një zyrtari të Komunës së Gjilanit, i cili po kërkonte dy mijë euro mito.

Emisioni ka siguruar filmime ekskluzive nga momentet kur zyrtari komunal i kishte kërkuar një biznesmeni dy mijë euro për t"i përshpejtuar procedurën e pagesës për një kompensim të një shpronësimi. 

Negociatat dhe momentet e transaksioneve të parave janë filmuar nga kamerat e autorizuara nga Prokuroria e Gjilanit. 

Në filmimet që shfaqen për herë të parë zyrtari komunal shihet duke marrë 2 mijë euro e po ashtu momenti kur Policia ndërhyn dhe arreston të dyshuarin: 

Zyrtari komunal: U takova me nifar?

Zyrtari Policor: Për çka?

Zyrtari Komunal: Për me mi dhanë do pare.

Zyrtari Policor: Sa pare ka pas me t"i dhanë?

Zyrtari Komunal: 2,000 euro.

Zyrtari Policor: Ku i ki paret? 

Për video kliko KËTU


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page