top of page
123.jpg

Europa League, ja pse Kosova po e kalon Shqipërinë!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 22, 2018
  • 1 min read

Që kur mori dritën jeshile për të qenë pjesëmarrëse në eliminatoret e Botërorit dhe Europianit, Kosova është pasuruar me talente dhe futbollistë që bëjnë diferencën.

Në kuadër të ndërtimit të një skuadre edhe më konkurruese, federata e “dardanëve” është duke punuar fort për të evidentuar elementë të tjerë të vlefshëm. Zgjedhja e trajnerit Shaland është bërë në këtë drejtim, ndërsa suksesi i arritur ndaj Ishujve Faroer (2-0) në Ligën e Kombeve i ka dhënë edhe më shumë shkëlqim dhe optimizëm. E ndërsa Christian Panuçi, trajneri i Shqipërisë, vazhdon të hasë vështirësi sa i përket grumbullimeve, duke qenë se shumica e kuqezinjve nuk kanë minuta në këmbët e tyre me klubet përkatëse, te Kosova një tjetër panoramë paraqitet. Dikur ishin lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë ata që zbrisnin në fushë për kupat e Europës, ndërsa e enjtja e Europa League ka sjellë një tjetër panoramë. Katër futbollistë të Kosovës janë aktivizuar për 90 minuta. Ardin Dallku, vëllai i Armendit, luajti ndaj Arsenal në “Emirates” të Londrës, ndërsa në Qipro, fitorja e Zurich u shënua nga Benjamin Kololli, por paraqitje të mirë bëri edhe Hekuran Kryeziu. Super paraqitje edhe për Amir Rrahmanin, që kthehej të luante titullar pas më shumë se një muaji me Dinamo Zagreb, në suksesin befasues 4-1 përballë Fenerbahces. Sa i përket legjionarëve tanë, Ansi Agolli dhe Eros Grezda kanë ndjekur ndeshjet e Qarabag dhe Rangers në stol. Nëse diferenca mes Kosovës dhe Shqipërisë është e vogël, atëherë detajet janë edhe këto./superligash.com/


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page