top of page
123.jpg

Kurti: President Pinokio – zgjeron rrenën, jo territorin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 23, 2018
  • 1 min read

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e zgjeron rrenën, e jo territorin. Kurti ka thënë se presidenti Thaçi po e përdor si karrem Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin në aventurat e tij, sipas kreut të VV-së. “Për të përfshirë të tjerët në aventurat e tij për shkëmbimin e territorit me Serbinë, Thaçi së pari tentoi të përdorë ulësen e Kosovës në OKB si karrem, dhe po vazhdon ta bëjë, sërish, duke tentuar ta përdorë regjionin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si karrem. Një zgjerim i rrenave, jo i territorit. President Pinokio?”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page