top of page
123.jpg

Mediat serbe paralajmërojnë dështime të mëdha për Serbinë, dridhet Vuçiq

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 23, 2018
  • 1 min read

Mediat serbe paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të përfshihen më aktivisht si ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përfshirja e amerikanëve, sipas gazetëse “Danas” do të zhvillohet përmes “shuttle diplomacisë”, në bisedat me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës. Duke cituar burimet e saj, gazeta shkruan se SHBA-ja po pret përfundimin e referendumit në Maqedoni të caktuar për 30 shtator dhe pastaj do t’i shtojë aktivitetet e përfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi. “Qëllimi i SHBA-së është që përmes ‘shuttle diplomacisë’ t’i përafrojë qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës me synimin që të arrihet teksti kornizë i marrëveshjes për Kosovën në mënyrë që dokumenti final të nënshkruhet në pranverën e vitit të ardhshëm”. Gjithnjë sipas burimeve diplomatike të kësaj gazete, “pritet që deri atëherë [pranverë] kryetari serb Vuçiq dhe ai kosovar Thaçi, t’ia dalin në marrjen e përkrahjes së qeverive dhe të parlamenteve të veta dhe në opinionin e të dy vendeve të krijohet klimë për përkrahjen e korrigjimit ë kufijve në marrëveshjen finale”. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page