top of page
123.jpg

Në Rumani “gjejnë” Michael Jackson-in, çmendet juria (video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 24, 2018
  • 1 min read

Momente mjaft emocionuese dhe të forta ka kaluar juria e “The Voice” në Rumani, pasi para tyre është paraqitur një konkurrent i ri në moshë, i cili i ka lënë tërësisht pa fjalë. Djaloshi mund të cilësohet si një fenomen në muzikë. ai quhet Bogdan Ioan dhe ka performuar “Earth Song” të Michael Jackson. Ngjashmëria e ngjyrave vokale të Ioan është tepër e madhe me atë të Jackson, saqë të gjithë nuk u kanë besuar veshëve të tyre e kanë kthyer karriget që në sekondat e para të këngës për të parë fytyrën e djaloshit e për të vijuar me shijimin e performancës së tij. Njëri prej anëtarëve të jurisë është shprehur: Nëse Michael Jackson do të ishte gjallë dhe do ta kishte dëgjuar këtë interpretim, ai me siguri do të mbetej i mahnitur si ne të katërt”. Bogdan Ioan është diplomuar në arkitekturë dhe nuk ka studiuar kurrë në ndonjë degë që ka lidhje me muzikën. Ai ka lindur në Konstancë dhe ka kënduar në mënyrë amatore që në moshën 16-vjeçare. 

Për video kliko KËTU


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page