Prishtinën e merrë malli të fitoj ndaj Dritës!
- rilindjashqiptare
- Sep 24, 2018
- 1 min read

Prishtinën e ka marrur malli të fitoj ndaj Dritës, shkruan futbollikosovar.com. Panvarsisht se një kohë Prishtina ishte dominante në ndeshje ndaj Dritës, tashmë kohët kanë kaluar dhe skuadra gjilanase në pesë ndeshjet e fundit nuk di për humbje në përballje direkte. Në edicionin e kaluar Drita kishte arritur të shenoj fitore ndaj Prishtinës në javën e parë 1-0 në Drenas, kurse kishte luajtur baraz në ndeshjen e kthimit në Gjilan. Më pas në ndeshjen e xhiros së 33-të, aty ku u vendos titulli, Drita luajti përsëri baraz me Prishtinën në Pejë, duke u stolisur me titull Kampioni. Por edhe në edicionin e ri Drita vazhdon mbizotërimin ndaj kryeqytetasëve, me dy fitore. Së pari Drita i rrëmbej Superkupën, Prishtinës midis stadiumit ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 2:1, ndërsa edhe dje në kampionat, gjilanasit triumfuan 1:0. Ndërsa Prishtina fitoren e fundit ndaj Dritës e ka me 5 prill 2017, me rezultat 3:1 në Gjilan, me tre golat e Basid Khalid.
Comments