top of page
123.jpg

Çmenden serbët: Mafia shqiptare kishte vënë bast për të kuqin e Ronaldos

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 24, 2018
  • 1 min read

Në Serbi janë bërë me hije nga shqiptarët. Këtë gjë e vërtetoi media serbe, “Alo” e cila e ka shfrenuar fantazinë në një artikull të postuar në ueb duke aluduar për kartonin e kuq të Kristiano Conaldos në sfidën ndaj Valencias, që sipas serbëve është orkestruar nga mafia shqiptare.“Ronaldo është viktima e keqbërësve shqiptarë”, titullohet në shkrimin e të përditshmes “ALO”

” Në kthetrat e turmës shqiptare. 

Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Feliks Brysh vështirë se do t’i shpëtojë pensionit tani.

 Por është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të tregonte një karton të kuq ndaj Ronaldos. 

Ndonëse disa media shkruan se Brysh dëmtoi Serbinë pasi ishte shpërblyer nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh, për të cilën ai mund të përfundojë pas hekurave.Këtë herë, ato mjaftuan për t’i treguar kartonin e kuq Ronaldos, falë disa njerëzve me influencë të kriminalitetit shqiptar, të cilët kishin investuar miliona në bastet online se portugezi do të largohej para kohe nga fusha e lojës.

Dhe fitimet nga ky bast ishin shumë të mëdha. Si të mos ishin, kur një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme përjashtohet nga Liga e Kampioneve.

Ndoshta kjo mund të ishte bëma e fundit e gjyqtarit, i cili do të përfundojë në sitën e UEFA-s pas kartonit të kuq ndaj Ronaldos. 

Skandaloze është se UEFA vazhdon ti besojë ndeshjet e rëndësishme Bryzhit, i cili i gjykon në mënyrë katastrofike”, shkruhej në brendësi të artikullit. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page