top of page
123.jpg

81 vjet martuar, çifti nga Kruja gati për rekordin Guiness

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 24, 2018
  • 2 min read

Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë.

“Në Krujë, në qytetin e njohur për historinë dhe kulturën e pasur. Po një tjetër histori, ajo unikale e një çifti, ruhet në këtë qytet si dëshmi e mirëkuptimit dhe dashurisë”. Në familjen Hoxha ka festë. Hamidi, 105 vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-tat celebrojnë 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës. “Nuk e njihnim njëri-tjetrin”. “U pamë ditën e dasmës.” Po Hamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë. “Vallaj e bukur”. Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.  

“Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar.” “I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin.” E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë. “Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”, tregon Xhemja. “Sepse pleqtë kishin shumë fjalë”, shprehet Hamidi. Po Xhemja bëhej xheloze për ty? “Po bëhej”. Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë. “Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar”, thotë Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha. “Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”, shprehet Xhevria. Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes. /Tv Klan


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page