top of page
123.jpg

Liverpool njoftohet me humbje nga Chelsea

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 26, 2018
  • 1 min read

Chelsea i Sarrit e ka njoftuar me humbje këtë sezon Liverpoolin duke shënuar fituar në Anfield me rezultat 1-2. Pjesën e parë më të mirë ishin Liverpool, por pjesën e dytë inkuadrimi i Hazard dhe disa yjeve të tjerë ka bërë që gjërat të kthehen në dobi të londinezëve

Chelsea ka arritur që ta ndërprejë ecurinë pozitive të Liverpoolit duke e mposhtur atë në Anfield me rezultat 1-2 në kuadër të Carabao Cup. Pjesa e parë ishte një ndeshje më e mirë e Liverpoolit por që nuk pati gola. Në pjesën e dytë, përsëri ishin Liverpool që arrin të kalojnë në avantazh. Në minutën e 58’të shënoi Sturridge një gol me gërshërë por pak para këtij ai humbi një mundësi shënimi me golin e shprazur. Chelsea ngadalë kthehet në lojë dhe shënon në minutën e 78 me anë të Emerson duke barazuar rezultatin. E kur ndeshja po shkonte në minutat e fundit, në minutën e 85’të shënon Eden Hazard për ta kthyer rezultatin. Me këtë fitore, Chelsea ndërpret ecurinë pozitive të Liverpool dhe kalon në raundin e katër të Carabao Cup.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page