top of page
123.jpg

Flasin familjarët e Leotrim Gjinit, studentit nga Suhareka që vdiq të hënën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 26, 2018
  • 1 min read

Familjarët e studentit të Mjekësisë kanë thënë se Leotrimi kishte telashe me shëndetin.

Vdekja e studentit të Mjekësisë pak para se të përfundonte provimin e fundit, tronditi të gjithë atë që dëgjuan për këtë histori. Leutrim Gjini nuk arriti të vishte mantelin e bardhë për të ndihmuar njerëzit ashtu siç kishte ëndërruar. Por, 23-vjecari la prapa shumë njerëz që e kujtojnë atë me fjalët më të mira. Ka dy ditë që familja Gjini nga Topliçani i Suharekës ka hapur dyert për të pame. “Najherë ka thënë se ka pas probleme shëndetësore, ama nuk është ankuar shumë asnjëherë. Të gjitha notat i ka pasur të mira. Asnjë notë nuk e ka pasur nën tetë, ka pasur nëntshe dhe dhjetëshe”, ka thënë babai i Leotrimit për T7. Djali i vetëm i familjes, ishte mburrja e tyre. Leutrim Gjini vdiq të martën pas një sulmi që pati pak minuta para se të hynte në provimin e fundit në Fakultetin e Mjeksisë. Kohë më parë, ai kishte pasur probleme me zemër, mirëpo, pas një intervenimi, gjendja nuk iu ishte keqësuar deri ditën që ndërroi jetë. Gjatë ditës, Fakulteti ku ai vijoi studimet ka mbajtur një mbledhje komemorative në kujtim të të studentit të ndjerë. Edhe rektori i UP-së, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve për vdekjen e Leotrim Gjinit. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page