Liverpool dhe Chelsea masin forcat në kupë, para Premier Ligës – starton Shaqiri
- rilindjashqiptare
- Sep 26, 2018
- 1 min read

Liverpool do të përballet sonte me Chelsean në kuadër të Carabao Cup
Ndeshja do të zhvillohet në Anfield Road dhe të dyja skuadrat nuk dinë për humbje deri me tani në Premier Ligë, por edhe në ndeshje të tjera zyrtare në Europë. Liverpool ka 6 fitore nga po aq ndeshje në Premier Ligë, kurse Chelsea nga 6 ndeshje ka 5 fitore dhe një barazim. Për ndeshjen e sotme të dy skuadrat kanë hedhur në fushë një ekip të kombinuar derisa kanë ruajtur disa nga lojtarët e tyre kryesor për derbin e fundjavës në Premier Ligë, ku Liverpool udhëton në Londër në Stamford Bridge. Në derbin e sotëm ka startuar Xherdan Shaqiri, ndërkohë që shihet se Liverpool ka pothuajse tërë ekipin e dytë në 11’ën startuese sonte. Formacionet zyrtare:
Liverpool

Chelsea

Comments