top of page
123.jpg

Ymeri thotë se Vetëvendosja po ia lehtëson punën Thaçit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 26, 2018
  • 1 min read

Deputeti i Partisë Social Demokrate Visar Ymeri ka aluduar se VV po ia “shtron rrugën” Hashim Thaçit që ai të bëjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, duke e lënë të lirë Thaçin nga përgjegjësia që ai duhet ta jap në Kuvend. Në një intervistë për Gazetën Blic, i pyetur për bojkotimin e seancave nga VV e LDK, Ymeri ka thënë se bllokimi i Kuvendit i shkon për shtati vetëm Hashim Thaçit, ngase ai kështu do ik lehtë nga përgjegjësia ndaj Kuvendit. “Ne nuk kemi qenë të konsultuar nga opozita as për bojkotimin në Kuvend, por as nuk e kuptojmë pse bëhet. Por ta analizojmë këtë pak më ndryshe, kujt i konvenon më së shumti që ta kemi një Kuvend të bllokuar, më së shumti i konvenon presidentit Thaçi, sepse Presidenti Thaçi me një Kuvend të bllokuar shumë lehtë e ka të thotë që unë do doja të raportoja në Kuvend por Kuvendi është i bllokuar dhe rrjedhimisht unë po shkoj në negociata dhe së dyti pastaj i konvenon edhe Qeverisë sepse qeveria ka interes që ta ketë një Kuvend funksional që punët e veta pastaj t’i kryej pa qenë i penguar, pra bllokimi i kuvendit në këtë situatë kur opozita i ka numrat, u shkon për shtati më shumë pushtetit se sa opozitës e aq më pak kauzave për të cilat ne luftojmë”. “Prandaj në këtë drejtim konsideroj që natyrisht unë nuk po them se e kanë bërë me qëllim për ti shërbyer pushtetit sepse unë nuk spekuloj si spekulojnë tjerët mirëpo po them që një analizë objektive qon në këtë përfundim” ka thënë Ymeri. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page