top of page
123.jpg

Muharrem Nitaj jep “udhër të prerë”: Lirojini menjëherë deputetët Zeka dhe Demaliaj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 27, 2018
  • 2 min read

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj arrestimit të kolegut të tij, Shkumbin Demaliaj. Ai theksoi se arrestimi i deputetëve ka qenë krejtësisht i panevojshëm sepse ata nuk kanë bërë as edhe një veprim të vetëm që mund të cilësohej kërcënim. “Nuk janë arrestuar kërcënuesit e denoncuar, nga viktimat që më pas janë vrarë, e tash po arrestohen deputetë pse e teprojnë me fjale. Këto janë shenja të diktaturës dhe jo të drejtësisë! Deputetët Demalijaj e Zeka duhet të lirohen menjëherë dhe Prokurori i Shtetit duhet të japë sqarime”, ka shkruar ai në reagim. Postimi i plotë: Arrestimi i deputetëve shenjë e diktaturës Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj dhe Milaim Zeka, arrestohen vetëm për shkak të fjalëve që i kanë thënë në televizion. Unë personalisht kam vërejtjet e mia për gjuhën që ata e kanë përdorur, por a mund të cilësohen kanosje dhe kërcënim vetem qëndrimet e tyre publike, sado të pamatura qofshin ato?! Vlerësoj se arrestimi i tyre ka qenë krejtësisht i panevojshëm sepse ata nuk kanë bërë as edhe një veprim të vetëm që mund të cilësohej kërcënim. Qysh kur prokuroria e shtetit i paska rregulluar krejt punët e veta, saqë paskan ardhë në radhë të arrestohen deputetët, vetëm për aq sa flasin në studio televizive!!! Nuk janë arrestuar kërcënuesit e denoncuar, nga viktimat që më pas janë vrarë, e tash po arrestohen deputetë pse e teprojnë me fjale?! Këto janë shenja të diktaturës dhe jo të drejtësisë! Deputetët Demalijaj e Zeka duhet të lirohen menjëherë dhe Prokurori i Shtetit duhet të japë sqarime! Nuk mbyllen deputetët për një fjalë goje. A keni dëgjuar të ketë ndodhur diçka e tillë në botë, përpos në diktaturë, apo ju jeni të parët që e keni zbuluar! MN 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page