top of page
123.jpg

Pak orë para protestës së VV-së, Thaçi i qon këtë mesazh Kurtit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 29, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për protestën që do të mbahet sot nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e respekton të drejtën e reagimit të gjithsecilit. 

Ai është shprehur i gatshëm që të bisedojë me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin, në lidhje me dialogun dhe “ta përfshijë edhe në këtë proces”. “Besimi i qytetarëve fitohet përmes votës, e jo me anë të revolucioneve”.

“E respektoj të drejtën e protestës, të reagimit. Jam kundër shpifjeve dhe urrejtjes. Pres çdo kritikë, kjo vetëm sa më ndihmon, më bën negociator më të mirë”. “Kam pozicion të qartë: nuk ka ndarje as shkëmbim, as Asociacion me elemente ekzekutive. Unë e përkrahi kërkesën legjitime të shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën”.

“Pushteti fitohet përmes votës dhe në asnjë rrethanë përmes revolucioneve. Ata që duan ta bëjnë këtë me anë të revolucioneve nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve”. 

“Me të tjerët kam diskutuar për dialogun, me Albin Kurtin jo. Jam i gatshëm të bisedoj. Jam i gatshëm ta përfshij në proces dhe në betejën me Serbinë”. “Albin Kurti ka qenë i zemëruar kur janë bërë bombardimet e NATO-s, ka qenë i zemëruar kur është shpallur pavarësia dhe unë dua t’ia largoj atë zemërim”. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page