Zidane kishte dashur të largohej nga Reali shumë më herët se që e bëri
- rilindjashqiptare
- Sep 29, 2018
- 1 min read

Këtë të shtunë, Zinedine Zidane do ta shikojë derbin e Madridit si spektator, me qetësinë maksimale, pasi nuk do të jetë në qendrën e vëmendjes për vendimet e bëra.
Francezi është i qetë pas largimit nga Real Madridit pas përfundimit të stinorit të kaluar, ku arriti ta bëjë Realin kampion të Evropës për të tretën herë radhazi, dhe këtë e bëri vetëm për dy vjet e gjysmë si trajneri i "Mbretërve", transmeton Gazeta Express.
Është përfolur vazhdimisht se nëse shkarkohet Jose Mourinho nga Manchester Unitedi, atëherë postin e tij do ta marrë Zidane.
E vërteta është se klubi tentoi shumë që ta mbaj francezin në post deri në fund të stinorit të kaluar. Në shkurt, Florentino Perez dhe Jose Angel Sanchez arritën që t"ia mbushin mendjen atij, pas eliminimit nga Leganes në Copa del Rey, ku Zidane iu tha se nuk kishte fuqi që të vazhdonte më.
Pra biseda e Perezit për ta këshilluar Zidanin që të mbetet në Real, rezultoi me triumfin në Ligën e Kampionëve, ku në finale e mposhtën Liverpoolin me rezultatin 3-1 në Kiev të Ukrainës.
Julen Lopetegui e ka sonte mundësinë për ta mposhtur Atletico Madridin në shtëpinë e tij, gjë që nuk e bëri asnjëherë Zidane sa ishte trajner i klubit.
Comments