top of page
123.jpg

Moti për pesë ditët e ardhshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 30, 2018
  • 1 min read

IHMK-ja përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme do të jetë me diell e vranësira, por pa shi. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat do të jenë më prezente pasditeve, por nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë forme”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat konstante. Indeksi UV në vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page