Molla e sherrit për vrasjen në ish bllok?! Elvana Gjata ikën nga Shqipëria
- rilindjashqiptare
- Oct 6, 2018
- 1 min read

E cilësuar tashmë si një ndër pistat më të përfolur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish bllok, këngëtarja e njohur Elvana Gjata duket se ka vendosur që t’i qëndrojë sa më larg kësaj çështjeve, duke iku nga Shqipëria.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala gjatë emisionit Kjo javë në News24. Lala u shpreh se këngëtarja është larguar që ditën e djeshme nga Shqipëria, drejt një vendit të BE-së. “Sipas burimeve që disponoj, këngëtarja Elvana Gjata u largua ditën e djeshme përmes Rinasit, udhëtoi drejt një vendi të BE. Ajo konsiderohet si ‘mollë e sherrit’ e vrasjes në Bllok, por policia nuk po përjashton edhe pistat e tjera. Këngëtarja është larguar jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk dihet nëse vendi i BE ka qenë si vend tranzit. Prokuroria do kërkoi një tjetër dëshmi nga ajo, ndërkohë që po shihen të gjitha pistat”, tha Lala. Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve mendohet të jetë komando Mevjol Bilo Mevjol Bilo, Ervin Mata e Fabian Allusi ishin në lokal kur ndodhi përplasja me grupin tjetër. Njëra ndër pistat e hetimit, thotë se ngacmimi që ka bërë disa kohë më parë i vdekuri Gaxha ndaj Elvana Gjatës, ka sjellë dhe përplasjen mes grupeve në fjalë.
コメント