top of page
123.jpg

Këta janë dy serbët që rrahën kosovarët në Novi Sad

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 9, 2018
  • 1 min read

Autoritetet e sigurisë në Serbi kanë arrestuar huliganët serbë që rrahën brutalisht dy kosovarët pasi të njëjtit flisnin shqip në rrugët e Novi Sadit.

Në mesin e të arrestuarve janë V. Radiq (22 vjeçar) dhe D. Radiq (23 vjeçar), shkruan Indeksonline. Ndryshe, për sulmin ndaj kosovarëve është deklaruar edhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq. “Pas një hetimi intensiv në disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve”, ka thënë ai. Vlen të theksohet se njëri nga të sulmuarit, Çlirim Maloku, 19 vjeç, gjendet në spitalin ku edhe ka kryer një operacion në kokë. 

Foto: V. Radiq

Foto: D. Radiq


Opmerkingen


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page