Kosova mbetet lider në grup – kjo është renditja tabelare në Grupin 3
- rilindjashqiptare
- Oct 11, 2018
- 1 min read

Kombëtarja e Kosovës ka arritur ta mposhtë Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e vlefshme të Ligës D, Grupit 3, Kosova ka regjistruar fitore ndaj Maltës me rezultat, 3-1. Kështu, Kosova e ka forcuar kreun e tabelës me 7 pikë të grumbulluara pas tri ndeshjeve. Dy fitore ndaj Ishujve Faroe dhe një barazim me Azerbajxhanin përshkruajnë rrugëtimin e Kosovës në Ligën e Kombeve. Në ndeshjen e radhës, Kosova përballet me Ishujt Faroe si mysafir, e më pas e pret Azerbajxhanin në Prishtinë.
Comentarios