top of page
123.jpg

“Ti vjen era djathë”, modelja tregon takimin e parë me bashkëshortin miliarder (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 13, 2018
  • 2 min read

Emina Çunmulaj është ndër personazhet më pa komplekse të showbizit. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku tregoi takimin e parë me bashkëshortin e saj miliarder, Sam Nazarian. Modelja tha se takimi i tyre i parë ka qenë në Karaibe dhe se fjalët e para që bashkëshorti i ka thënë kanë qenë: Ti vjen era djathë. “Ne jemi njohur në Ishujt Karaibe. Unë isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Burri im në atë kohë ishte me një grup shokësh. Në restorant ishte një vajzë që ishte në tavolinë me të, ajo ishte stiliste dhe punonte në një shtëpi mode. Unë e njihja nga revistat. Ishte Janar i viti 2010. Unë isha single në ato vite dhe doja një burrë që t’i jepja shpirtin edhe zemrën dhe të nisja një familje. Isha 24 vjeç. Kur tavolina e burrit u ngrit, ai së bashku me atë stilisten erdhën tek tavolina jonë dhe takoi mikun tim sepse e njihte dhe në fund më takoi edhe mua. U prezantua dhe më pyeti: A je greke? Dhe unë që jam shumë patriote i them: Jo, pse? Ai ma kthen: Sepse të vjen era djathë. Kështu jemi njohur. Unë e kam shumë qef djathin dhe e ha shumë”, tregoi Emina. Modelja po ashtu tregoi për takimin e sikletshëm me familjen e bashkëshortit, teksa tha se vjehrri i kishte kërkuar të prekë hundën me gjuhë, një mënyrë kjo për të “thyer akujt” mes tyre dhe për të ç’tensionuar bisedën. “Pas katër muajsh pasi u njoha me Samin, më tha se donte të më prezantonte me familjen e tij. Isha shumë nervoze. Sapo e takova babain e tij më tha: Dua të të bëj një pyetje shumë serioze. Dhe më tha: A mund ta prekësh hundën me gjuhë? Unë u habita. Pashë burrin dhe ai më tha mund ta bësh dhe unë e bëra. Dhe kështu u thye akulli”, tregoi modelja./tvklan.al 

Për  video kliko KËTU


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page