top of page
123.jpg

Doktori kosovar tregon në detaje për zhvatjen e 30 mijë eurove të një pacienti në një spital turk

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 14, 2018
  • 2 min read

Doktori Hasan Simnica ka bërë një thirrje të hapur për pacientët e Kosovës që para çdo institucioni shëndetësorë në Turqi, të zgjedhin ato në Evropë. Gjithë këtë, doktori Simnica e mbështet në një ngjarje personale të cilën e ka treguar. Hasan Simnica ka deklaruar se në Turqi nuk kanë ndonjë plan për trajtimin e pacientëve dhe pasi të kenë shpenzuar shifrat e dhuruara nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, prej 30 mijë eurosh, largojnë pacientët nga klinika, transmeton Indeksonline. Tutje në krahasimin e tij Simnica ka thënë se disa kompani turke të aviacionit marrin pacientë të ndryshëm prej Prishtinës, ku në mesin e tyre mund të jenë me infeksione apo edhe plagë të infektuar duke rrezikuar kështu edhe pasagjerët et jerm. Simnica ka deklaruar se duhet thënë ndal për turqit sepse ata sipas tij na konsiderojnë të rangut të fundit. Postim i i plotë: Hasan Simnica Qeveria ua falë edhe 35 milionë euro turqve. Pse Kosova bashkepunon me Turqit e jo me Europiane????? Nje ngjarje para 8 Muajeve dergimi i nje Pacienti ne Istanbul ne nje Klinik per Rehabilitim. Pase arritjes ne ate Klinik qysh ne Momentin e pare u pa se ajo Klinike nuk i plotesojke ase kushtet minimale per trajtim rehabilitues. I them familjes se pacientit se nese une vendosi ather kthehemi ne Kosove prape se kjo Klinike nuk i ka ase kushtet minimale per trajtim.Ne kete Konteks flas edhe me Dr kryesore qe ishte edhe pronar i kesaj Klinike. I them se cfare mundesie ju rehabilituese edhe cfare plani trajtues keni per pacientin???? Pergjegjjeje:Ne me mundesit tona te Vogla do te tentojme te punojme deri sa te hargjohen 30,000 mije 💶 qe ishin Financuar nje pjese e madhe nga Ministria e Shendetesise Kosove. Plan trajtuese nuk kemi por ne Momentin qe hargjohen 💶 kthehet ne Kosove,edhe nje nate me shume i kane dhene asenje gje me shume . Paciente te nderuar mos zgjedhni Turqin si destinacion per trajtimin tuaj jashte vendi por Europen ,sepse nese aty ka mundesi juve te Ju ndihmohet ather eshte Europe e Jo Turqi kur ata vete vijne ne Gjermani per trajtim. Nuk kam asgje kunder Turqeve por mos shpresoni ne medicin qe nuk i kane mundesit per ta bere nje gje te tille . Kompanite Türke aviacionit te udhtareve marrin edhe paciente te ndryshem nga Prishtina ne kombinim te pageses se 4 uleseve edhe paciente edhe me infekcione apo edhe plage te infektuar duke rrezikuar edhe jeten udhetareve tjere,bile bile edhe kufoma ne Kabinat ku jane udhtaret. Thuani stop qe Turqit te Ju konsiderojne juve si njerze te Rangut te fundit .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page