top of page
123.jpg

Pas 14 viteve, bëhen bashkë maturantët e Malishevës që i shpëtuan tragjedisë me autobus

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 15, 2018
  • 1 min read

14 vite pas aksidentit fatal në Fushë Arrëz, gjimnazistët nga Malisheva që i shpëtuan kësaj tragjedie janë mbledhur së bashku. Ata u mblodhën gjatë ditës së djeshme së bashku për të përkujtuar 15 shokët e tyre që humbën jetën në këtë aksident, shkruan Indeksonline. “Me një pjesë të shokëve të klasës, por jo të gjithë,15 prej tyre prehën në paqe së bashku tekë varrezat e maturanteve, ndërsa pjesa tjetër jemi ne që u mblodhëm për t’i kujtuar. Lavdi e Përjetshme”, ka shkruar Bajram Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, njëri nga të mbijetuarit e këtij aksidenti. Kujtojmë se, maturantët e Gjimnazit “Avdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, 14 vite më parë, përderisa ishin në ekskursion në Shqipëri, gjatë kthimit për në shtëpi, më 14 tetor të vitit 2004, janë aksidentuar në Fushë Arrëz dhe si pasojë, kanë humbur jetën 15 maturantë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page