top of page
123.jpg

Qeveria vendos ndërtimin e një deponie në Fushë Kosovë, banorët thonë se do ta kundërshtojnë (Dokume

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 17, 2018
  • 2 min read

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e deponisë së materialeve të rrezikshme në Harilaq të Fushë Kosovës, ka nxitur reagimin e ashpër të qytetarëve të kësaj komune. Ndër ata që kanë reaguar fuqishëm kundër këtij vendimi ka qenë edhe aktori Jeton Zogjani, banor i kësaj komune, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka ftuar që edhe institucionet si Instituti i Shëndetit Publik, shoqatat ambientaliste, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, shoqata e mjekëve kundër kancerit, ta përkrahin kundërshtimin e banorëve. Sipas tij, ky është një projekt është kriminal dhe do t’i dëmtojë të gjithë banorët. “Këshilli i banorëve do të bëhet, mediat do të informohen për aktivitetet e protestës dhe ftohen të luajnë rolin e tyre edhe në sensibilizimin e ndjeshmërisë së këtij projekti”, ka shkruar Zogjani. Ai është shprehur i bindur që nëse heshtin qytetarët, deponia do të bëhet, derisa sipas tij, nëse kundërshtohet ky projekt do të ndalohet. Ndërsa, në përgjigjen e tyre për Telegrafin nga Zyra e Kryeministrit, kanë thënë se janë duke i përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet në këtë drejtim. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka theksuar se Kosova nuk ka pasur asnjëherë deponi për mbeturinat e rrezikshme dhe kjo është nevoje e pashmangshme për ta ndërtuar atë. “Është lajm shumë i mirë që ne tashmë kemi vendosur për një deponi të tillë. Ju sigurojmë që ndërtimi i saj është planifikuar të bëhet duke respektuar të gjitha parametrat”, ka shtuar Gashi. Ajo e ka konfirmuar se ata e kanë pranuar kërkesën e Kryetarit te Komunës dhe banorëve për kundërshtimin e ndërtimit të kësaj deponie, duke theksuar se do ta shqyrtojmë me kujdes atë, në mënyrë që të bëhet sipas tyre, zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët. Edhe Komuna e Fushë Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe ka kërkuar rishqyrtimin e vendimit “Caktimi i lokacionit për ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme”. Ndryshe, më 29 maj të këtij viti Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, i cili është nënshkruar nga shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj që në Komunën e Fushë Kosovës, respektivisht Komuna Kadastrale Harilaq të caktohet lokacioni për ndërtimin e një objekti për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page