SELIMI I PËRGJIGJET DEMALIAJT: NUK MUND TË FLASIN PËR UÇK-NË, ATA QË KANË SHITUR CERTIFIKATA TË VETE
- rilindjashqiptare
- Oct 20, 2018
- 2 min read

Selimi i përgjigjet Demaliajt: Nuk mund të flasin për UÇK-në, ata që kanë shitur certifikata të veteranit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetit të AAK-së Shkumbin Demaliaj, i cili tha se Selimi nuk mund t’i mbrojë vlerat e luftës së UÇK-së për shkak se nuk e ka plotësuar aplikacionin për tu bërë veteran. Në një intervistë për Insajderin, Selimi ka thënë se e respekton mendimin e të tjerëve dhe të kritikëve, por jo të atyre që kanë degjeneruar, pranuar dëshmi të rrejshme dhe që kanë degraduar procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së. Duke aluduar në Demaliajn, Selimi ka thënë se nuk do të jetë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave. Ka thënë se i mjafton epiteti i ushtarit të UÇK-së. “Se sa e kanë respektuar këta që japin kritika këta që më akuzojnë pse nuk e kam nënshkruar aplikimin e veteranit.
Kushdo që flet ka të drejtë që të japë mendimin e tij por jo ata që e kanë deformuar e kanë degjeneruar dhe e kanë degraduar, procesin e verifikimit të veteranëve të UCK-së, duke dhënë dëshmi të rrejshme, duke pranuar dëshmi të rrejshme, duke pranuar dekumentacione të rrejshme dhe që shpeshherë duke i këmbyer me kartela partishë.
Unë kurrë nuk do të jem pjesë e këtyre gjërave. Atë epitet (ushtar i UCK-së) nuk e ndërroj asnjëherë me asnjë epitet tjetër”, ka thënë Selimi. Ndaj Demaliaj së fundmi është ngritur aktakuz ku dyshohet se si anëtar i komisionit qeveritar për verifikimin e listave të veteranëve së bashku me anëtarët e tjerë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke u fyer listat. Po ashtu Demaliaj ishte arrestuar dhe dërguar në paraburgim për shkak të kërcënimeve që kishte bërë nga një studio televizive ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.
Comentários