top of page
123.jpg

Shoferi nxjerr nga autobusi të gjithë pasagjerët, asnjëri prej tyre nuk deshi ta ndihmojë të futet b

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 26, 2018
  • 1 min read

Shoferi një autobusi në Paris është bërë kryetemë në rrjetet sociale, pasi së fundmi ka nxjerrë nga autobusi të gjithë pasagjerët sepse asnjëri prej tyre nuk kishte dashur ta ndihmojnë një pasagjer të futet në autobus që ishte në karrocë të invalidëve.

I nervozuar me faktin që askush nuk dëshironte ta ndihmonte burrin në karrocë, shoferi ka reaguar ashpër dike ua bërë me dije se ky është stacioni i tyre i fundit, dhe se të gjithë duhen të zbresin në tokë, transmeton Telegrafi. Ndërkaq disa sekonda më vonë ka ndihmuar burrin në karrocë të futet në autobus që ishte i shoqëruar nga vëllai, dhe më pas ka vazhduar rrugën me vetëm dy pasagjerë. Pasagjerët që ishin nxjerrë nga autobusi, janë detyruar të presin në stacionin autobusin tjetër. Ky veprim i shoferit ka prekur tej mase pasagjerin e paralizuar nga skleroza multiple, i cili për pak sa nuk kishte shpërthyer në lot kur shoferi i tha se një gjë e tillë mund t’i ndodh kujtdo dhe një ditë do të detyrohen të gjithë ta përdorin karrocën për invalidë. Gjesti i shoferit është përshëndetur nga shumica në rrjetet sociale, kurse shoferi ka dashur të mbetet anonim. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page