top of page
123.jpg

Ylli i Man City rrezikon pezullimin, iu vërsul me grushte kundërshtarit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 30, 2018
  • 1 min read

Kampioni i Premierligës Manchester City i mori edhe tri pikë tjera tejet të rëndësishme kundër Tottenhamit të hënën mbrëma fal golit të hershëm të Riyad Mahrezit, por një incident kah fundit i takimit mund t’i kushtojë mbrojtësit të tij me pezullim.

Mbrojtësi i majtë francez, Benjamin Mendy, iu vërsul me grushte Eric Lamelas së Tottenhamit në minutën e 91-të, pasi ky i fundit e kishte shtyrë nga prapa, transmeton Express. Fatmirësisht francezit i dolën plotësisht huq goditjet. Ky veprim i tij kaloi pa u vërejtur nga gjyqtarët, por përdoruesit e rrjeteve sociale duan që fituesi i Kupës së Botës të ndëshkohet për këtë. Nuk iu desh shumë atyre për t’i vërshuar rrejtët sociale me pamje nga ky incident dhe me kërkesa që ai të ndëshkohet.  


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page