top of page
123.jpg

Panik në Durrës, 54-vjeçari tenton të hidhet nga ndërtesa

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 4, 2018
  • 1 min read

Një konflikt familjar ka rrezikuar të përshkallëzohej, kur një 54-vjeçar nga Durrësi, në gjendje të dehur, hipi në majë të tarracës së shtëpisë duke kërcënuar se do të hidhej, mesditën e sotme.

54-vjeçari Agron Jaupaj shokoi të gjithë banorët e lagjes nr.14 në Shkozet, ndërsa kërcënonte se do të hidhej dhe do të kryente vetëvrasje në sy të të gjithëve. Pamjet filmike që u dërguan nga dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për “BalkanWeb” momentet kur djali i 54-vjeçarit ndërhyri për të ndaluar të atin që të ndërmerrte aktin ekstrem. 

Mësohet se 54-vjeçari është njeri problematik dhe i dhunshëm në familje. Bashkëshortja e tij e ka denoncuar shpeshherë në polici për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. “Na e nxiu jetën”- dëgjohet të thotë bashkëshortja e tij në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, pas telefonatave nga fqinjët e 54-vjeçarit Jaupaj, bëri shoqërimin e tij në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Mësohet se 54-vjeçari është konsumues i alkoolit dhe lëndëve narkotike, ndërkohë që është i papunë sipas te afërmeve. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page