3 meshkujt kavalierë të Horoskopit, që i trajtojnë femrat si mbretëresha
- rilindjashqiptare
- Nov 6, 2018
- 2 min read

Të gjitha femrat do donin të kishin gjithë vëmendjen e partnerëve të tyre, të trajtoheshin sa më mirë dhe të mos lëndoheshin. Në fakt, janë vetëm disa meshkuj që mund t’ua plotësojnë këto dëshira e mund ta bëjnë cilëndo femër të ndihet mbretëreshë. Ata iu përkasin këtyre shenjave astrologjike dhe janë 3 meshkujt më kavalierë, ia vlen të dilni me ta… Dashi Meshkujt e shenjës së dashit janë të dashur dhe kanë përherë nevojë të ndihen më të mirët në gjithçka. Kjo është edhe arsyeja pse kujdesen që edhe femra që duan të ndihet e tillë. Mjaft empatikë ata e dinë mirë çfarë duhet të thonë kur partnerja e tyre ndihet keq. Gjithmonë mundohen ta përkëdhelin atë që duan, në mëngjes i bëjnë kafenë, i përgatisin ushqimin dhe gjithmonë e bëjnë të ndihet e plotësuar. Banaliteti nuk ju pëlqen aspak meshkujve dashë kështu që ju femrat që keni në krah të tillë partnerë do përjetoni emocione si nëpër filma. Peshorja Kjo shenjë horoskopi udhëhiqet nga Venusi dhe është një kombinim i bukurisë me modestinë. Meshkujt e kësaj shenje vënë në plan të parë interesat e partneres së tyre dhe mundohen ta kënaqin atë sa më shumë. Ata janë miksimi perfekt i mashkullit romantik dhe të zgjuar, që dinë të bëjnë çdo gjë që duhet në momentin e duhur. I vetmi problem për peshoret është se ndonjëherë, për dashurinë e madhe që ndiejnë, mund të premtojnë gjëra që nuk i arrijnë dot. Plus, i marrin gjërat shumë ngadalë, por shumë ama… Luani Meshkujt luanë e trajtojnë femrën si mbretëreshë vetëm në shtrat dhe ata e dinë mirë se nëse fitojnë “betejën” në këtë plan e kanë fituar përjetësisht femrën që duan. Bëni vetëm kujdes nëse keni një partner tw kësaj shenje sepse duke ju pasur në dorë, nesër ata mund të bëjnë çdo gjë që dëshirojnë pa ju pyetur fare.
Comments