top of page
123.jpg

Kolaps në këtë shtet për shkak të borës së madhe

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 14, 2018
  • 1 min read

Për shkak të kushteve komplekse të motit dhe borës së madhe që bie nga ky mëngjes, në Kiev kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku.

Sipas agjencisë ukrainase Unian, nënkryetari i shërbimit policor të Ukrainës Aleksei Bilosicki deklaroi se situata e trafikut është e komplikuar për shkak të kushteve të motit, transmeton KP. "Në këtë moment, të gjitha shërbimet janë në shërbim të sanimit të pasojave. Është formuar shtabi i veçantë operativ për të menaxhuar dhe monitoruar të gjitha shërbimet, duke përfshirë policinë, shërbimet rrugore dhe emergjente", tha Bilosicki. Ai vuri në dukje se policia kishte paralajmëruar qytetarët t'i kushtonin vëmendje sigurisë teknike të automjeteve dhe vendosjes së gomave të dimrit. Ndryshe, 350 skuadra janë angazhuar në pastrimin e borës në Kiev. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page