top of page
123.jpg

SHBA e dëshmon që është aleatja kryesore e Kosovës: Këto janë kërkesat e saj për shtetet anëtare të

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 14, 2018
  • 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën. Në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi i SHBA’së, Jonathan Cohen bëri të ditur se Amerika fuqishëm përkrahë transformimin e FSK-së në Ushtri. “Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, tha Cohen në OKB. Gjithashtu, Cohen tha se ata përkrahin një marrëveshje afatgjate mes dy vendeve( i referohet marrëveshjes përfundimtare), Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë. Tutje, i njëjti kërkoi që Kosova të përkrahet në Inteprol, duke shtuar se i plotëson të gjitha kushtet. Ndërsa, shtoi se të dy vendet nxiten të punojnë për njohje reciproke 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page