Mediumi serb ia huq keq për fitoren e thellë të Kosovës ndaj Maltës
- rilindjashqiptare
- Nov 17, 2018
- 1 min read

Kosova ka shënuar sonte fitoren më të thellë ndonjëherë në futboll edhe atë si mysafir ndaj Maltës.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve dhe pozita e parë tashmë është në dorën e Kosovës. Por si raportuan mediat serbe për këtë fitore? B92 është në fakt mediumi i vetëm që deri tash ka raportuar për këtë ndeshje. Ky medium ia ka huqur komplet në titull duke thënë se "Kosova fitoi ndaj Qipros 5-0, fiton pikë drejt Ligës C", përkundër se Kosova fitoi ndaj Maltës, transmeton Gazeta Express. Kosovës B92 i referohet me fusnotë dhe e quan "i ashtuquajtur reprezentacion i Kosovës"; por raporton për golat dhe faktin se në stadiumin Fadil Vokrri luan për pozitën e parë ndaj Azerbajxhanit

Comments