top of page
123.jpg

Nis punimet AP e Interpolit, pritet votimi për presidentin e ri dhe për Kosovën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 18, 2018
  • 1 min read

Shtetet anëtare të Interpol-it po mblidhen sot në Dubai për të zgjedhur presidentin e ri pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë.

Meng Hongwei, që ishte zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë derisa po e drejtonte edhe Interpol-in – u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se njeriu i brendshëm për shumë vjet i Partisë Komuniste me përvojë në aparatin e sigurisë së Kinës ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion, transmeton Koha.net. Mbledhja e përvitshme e Interpol-it ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat një vjeçar. Agjencia e lajmeve AP shkruan se shtetet anëtare të Interpol-it do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota, gjë e cila do t’i mundësonte vendit të lëshojë urdhër-arreste të kategorisë së kuqe për zyrtarë serbë që Kosova i konsideron kriminelë lufte 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page