top of page
123.jpg

Sen “s’na duhet Interpoli i politizuar”, kur e kemi këtë Kosovë futbolli

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 20, 2018
  • 1 min read

Kosova ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 4-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Dardanët mposhtën rivalin direkt për grupin 3 të Ligës D, shkruan Indeksonline. Arbër Zeneli ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje duke shënuar tri gola të jashtëzakonshëm. Zeneli kaloi Kosovën në epërsi në minutën e parë të ndeshjes në aksionin e parë. Ylli i Heerenveen dyfishoi rezultatin në minutën e 50-të të ndeshjes pas një superasisti të Muriqit. Rrahmani shënoi golin e tretë për Kosovën, ku një krosim të Kolollit e dërgoi me kokë në portë. Zeneli shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin në ndeshje në minutën e 76-të të ndeshjes. Me këtë fitore, Kosova është e para në grup me 14 pikë, pesë më shumë se Azerbajxhani. Në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës D, Kosova do të luaj në Shkup kundër Maqedonisë 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page