top of page
123.jpg

Liderët e Serbisë nuk po mund ta përballojnë goditjen e sotme të Qeverisë së Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 21, 2018
  • 1 min read

Zv/kryeministri serb, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se po përballen me një luftë tregtare me Kosovën, me rastin e vendosjes së taksës 100% për produktet serbe. Sipas Daçiq situata në këtë rast është mjaft e vështirë. “Masat e marra janë me qëllim që të provokohet situata e vështirë politike, si dhe që të bëjnë komunitetin ndërkombëtarë të pranojë të gjitha kërkesat e tyre”, ka thënë Daçiq. Kurse Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se vendimi i sotëm i Prishtinës për të rritur taksat për 100% mund të jetë ‘sulmi’ më serioz mbi Serbinë, qytetarëve serbë në Kosovë dhe institucioneve serbe. Sipas tij, kjo është një goditje e mbijetesës së serbëve në Kosovë dhe në drejtim të ekonomisë serbe. Tutje Gjuriq ka thënë se bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq kanë informuar ambasadorët Kinës dhe Rusisë për këtë masë të ndërmarrë që sipas tij Serbia është vetëm viktimë. 


Комментарии


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page