top of page
123.jpg

Pritet valë e gripit në dhjetor

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 24, 2018
  • 1 min read

Tash kur jemi në prag të stinës së dimrit, edhe gripi sezonal është më i pranishëm. Mirëpo, deri tani gjendja është mirë, por që në dhjetor pritët ‘vala’ e gripit sezonal. Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani për Indeksonline ka thënë se nuk ka raste të paraqitura në klinikë. “Aktualisht situata e sëmundjes me grip është e mirë, dmth se nuk ka raste të paraqitura në klinikë dhe për trajtim.. Janë disa raste ambulantore 2 ose 3 që ngjajnë në grip, por që nuk janë vërtetuar me analiza përkatëse deri tani. Edhe pse tash nga muji dhjetor pritet një valë i gripit”, ka thënë Ramadani. Ai ka shtuar se simptomatologjia e gripit është shumë e përgjithshme, si temperaturë e lartë deri në 39 e mbi. “Dhembje të nyejve të kokës dhe plogështi dhe më vonë ndërlidhen shenja respiratorike, kollë, dhembje fyti, koke, probleme hundësh, etj”, ka përmendur si simptoma të gripit drejtori i kësaj klinike. Ndërsa, si mosha më e atakuar e gripit është ajo shkollore dhe parashkollore, por dhe moshat e shtyera. Kujtojmë që, bazuar në planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sivjet 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal dhe 150 vaksina për fëmijë. Nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka filluar shpërndarja e këtyre vaksinave, në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare – njësitë e vaksinimit, në të gjitha komunat e Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen. Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne menyre indirekt me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page