top of page
123.jpg

Kodi i ri Penal: Nëse vozisni në gjendje të dehur, burgoseni deri në 12 vjet

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 25, 2018
  • 2 min read

Kodi i ri Penal, i cili është në procedurën e miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka sjellë risi sa i përket ndëshkimit të shoferëve që ngasin automjete në gjendje të dehur. Sipas Kodit të ri Penal, kushdo që drejton automjetin në gjendje të paaftë apo nën ndikim të alkoolit nëse në gjak ka alkool mbi 0,5 g/kg, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. Për dallim nga ky Kod, Kodi penal në fuqi nuk e kishte paraparë sasinë e alkoolit në gjak. Në të thuhet : “Kushdo që drejton automjetin në gjendje të paaftë apo nën ndikim të alkoolit apo të substancave tjera dehëse, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet“. Përpos kësaj pike, e cila ndryshon nga kodi i tanishëm penal, pikat e tjera nga ky nen janë të njëjta, dhe në to parashihet se : Nëse vepra penale nga drejtimi i automjetit në gjendje të paaftë apo nën ndikim të alkoolit, rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej pesëmijë (5.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Nëse vepra penale nga drejtimi i automjetit në gjendje të paaftë apo nën ndikim të alkoolit, rezulton me lëndim të rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. Nëse vepra penale nga drejtimi i automjetit në gjendje të paaftë apo nën ndikim të alkoolit, rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. /Kallxo/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page