JEMI NJË: Dy qeveritë përfundojnë mbledhjen me shqiponjën dykrenare!
- rilindjashqiptare
- Nov 26, 2018
- 1 min read

Peja, sot ka qenë pikëtakimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është viti i pestë që të dyja delegacionet mblidhen, ndërsa kësaj radhe kjo mbledhje u cilësua si më produktivja, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje të rëndësishme, shkruan Indeksonline. Me të përfunduar mbledhja, përfaqësuesit e dy qeverive kanë bërë shqiponjën, Një gjest ky që vulos dhe i jep edhe më shumë kuptim këtij takimi me rastin e Festës së Flamurit. Këto imazhe nuk kanë nevojë për komente, për vetëm për duartrokitje./Indeksonline

Comentarios