Jeni i pabesueshëm për popullin e Kosovës Komisionari Hahn?!
- rilindjashqiptare
- Dec 3, 2018
- 3 min read

Ka ditë që qa qarkullon lajmi se do të vijë në Kosovë Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn. Merret vesh se Komisionari Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit KadriVeseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës dhe do të fokusohet në kërkesën e BE-së për të hequr taksën 100 për qind për mallra, që qeveria e Kosovës ia ka vënë mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Është e çuditshme se Kosova e vogël dhe e getoizuar prej BE-së paska fuqi për të bërë diçka z. Komisionar që nuk u pëlqeka juve?! Më e çuditshme është e dhëna se ju vini në muajin e veçantë në këtë ‘dhjetor’, i cili vjen vetëm njëherë në 823 vjet. Ky muaj është i mbushur me pesë ditë të hëna, më pesë ditë të shtuna dhe me pesë ditë të diela. Kinezët e cilësonin si ‘Toka e plotë e parave’! Por ju Komisionari Hahn ngjani më shumë me gjeneralin e ushtrisë së vdekur, personazh i njohur i romanit me të njëjtin titull te Kadare!? Dhe kjo ka plotë arsyeje që është kështu: E para, ju vini nga një Bashkësi Shtetesh që vërtet nuk keni ushtri; E dyta, jeni po aq hipokrit sa edhe «Gjenerali» i Kadaresë, sepse jeni i pabesueshëm prej popullit të Kosovës. Ju e keni gënjyer atë, i keni thënë plot të pavërteta e në anën tjetër dëshironi prej tij t’i plotësoni dëshirat e tua sikurse ju e po ashtu edhe Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini; E treta, ju vini në Kosovë po jeni i papeshë, sepse ashtu i keni bë punët në raport me Republikën e Kosovës. Pesë shtete të Bashkësisë prej nga ju vini si i deleguar ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran; E katërta, kryeklasa politike me të cilët ju do të takoheni ju kanë quajtur praktikisht racist sepse e keni veçuan e izoluar popullin e Kosovës. E keni diferencuar më keq sa më s’ka. Prandaj ju është thënë botërisht se sjellja dhe veprimi i BE-së ndaj Kosovës është raciste; E pesta, që ardhja e juaj është hipokrizi dëshmon edhe e dhëna se Kosova nga vitit 2003 e këndej është duke u marrë me krijimin e standardeve që ju jeni duke i kërkuar e ato janë plotësuar e banalizuar deri në skaj prej vetë juve; E gjashta, ju krijuar në Republikën e Kosovës, Mision për Sundimin e Ligjit, neutral ndaj përcaktimit tonë për shtet të pavarur e sovran, krijuat dhe sollët polici, gjyqësorë e prokurori që nuk e kishit as në vendin tuaj, ju kishit fuqi ekzekutive absolute të llojit të mbretërive absolute apo te tiranive më të skajshme dhe burgosët e torturuarat kë deshët ju dhe prapë keni fytyrë e thoni se në Kosovë nuk u luftua krimi e korrupsioni?!; E shtata, ju vini në Republikën e Kosovës e nuk keni guxim të thoni asnjë të vërtetë për qytetarët e saj. A nuk jeni skajshmërisht të mjerë ju dhe komisionarët e tjerë së bashku me strukturat e BE-së?! «Gjenerali» i Kadaresë është ‘lule e dritë’ përballë hipokrizisë që keni ku z. Komisionar dhe kolegët e koleget tuaja në Bruksel. E mira e këtij udhëtimi është se kësaj radhe keni një Kryeministër që nuk e ka aspak për telashe të ju thotë këta gjera pak a shumë dhe harrojeni ju peshën tuaj për ta bërë trysni për ta hequr taksën ndaj shtetit që po e trajton Kosovën si koloni ekonomike dhe po e dëmton si të ishte Kosova skllavëria e saj?! Më mirë të mos vinit, sepse do ta kuptoni sa i papeshë jeni në Kosovë dhe sa i pavlerë jeni dhe sa jo njerëzor jeni../Indeksonline
コメント