top of page
123.jpg

Mediat në Amerikë citojnë Haradinajn se Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 10, 2018
  • 1 min read

Deklarata e sotme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë, ka zënë vend në mediat prestigjioze amerikane. Së fundi, “The Washington Post” i ka dhënë hapësirë kësaj deklarate, duke shtuar edhe informatën se ligjvënësit në Kosovë, të premten e 14 dhjetorit do t’i japin dritën jeshile ligjeve që i japin FSK-së, mandatin e Forcës Mbrojtëse. Ky medium e citon agjencinë e lajmeve Associated Press, e cila më parë publikoi lajmin. Po ashtu lajmi mori dhenë edhe nga ABC News, WGEM, Charlotte Observer, e të tjera. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje formimit të ushtrisë së Kosovës, duke premtuar edhe një ndihmë prej 10 milionë eurosh në makineri, derisa vendet evropiane janë ende skeptike nëse Kosova duhet ta marrë një hap të tillë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page