top of page
123.jpg

Arrin efektin e parë taksa kundër Serbisë, BE ofron një kompromis

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 16, 2018
  • 1 min read

BE letër Haradinajt: Suspendoni deri të hënën tarifën ndaj Serbisë, ne ofrojmë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo*

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, ofrojnë opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë. 

Ofrojnë mes tjerash që emërimi "UNMIK" në CEFTA të zëvendësohet me "Kosova*". Por kërkojnë që, si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së, Kosova përkohësisht të suspendojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. 

Koha.net shkruan se re këta pjesëtarë të Komisionit Evropian letrën Kryeministrit të Kosovës e kanë shkruar edhe duke adresuar disa shqetësime që Haradinaj ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kishte sqaruar arsyet pse Kosova kishte vendosur këto masa. 

"Ne kemi marrë në dijeni po ashtu edhe listën e rasteve të praktikës tregtare nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që, sipas këndvështrimit të Kosovës, paraqesin barriera në zbatimin korrekt të aranzhimeve të CEFTA-s dhe krijojnë problem domethënëse në terren për veprimet ekonomike dhe për qytetarët", thuhet në letër. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page