top of page
123.jpg

Opozita serbe kërcënon Vuçiqin me protesta, do dorëheqjen e tij

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 16, 2018
  • 1 min read

Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestat në janar pas marshit të mijëra personave në Beograd në kundërshtim të qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me pankarta me thirrje të ndryshme si “Deri kur do të vazhdojë Serbia të jetë e keqja”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Vuçiq. Organizatorët thanë se protestat e ardhshme pritet të mbahen më 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, vrasja e të cilit nxiti tensione në të dy vendet. Ivanoviq u qëllua për vdekje para zyrës së tij në Mitrovicë. “Ne nuk do të ndalemi apo të heshtim”, tha lideri i Partisë majtiste Borko Stefanoviq, që ishte sulmuar muajin e kaluar në Krueshevc nga disa persona. Ish-ministri serb Vuk Jeremiq dhe kryetari i Komunës në Beograd, Dragan Djilas, ishin në krye të protestës më 15 dhjetor. Në një raport të fundit për Serbinë, Parlamenti Europian ka thënë se Serbia duhet të përmirësojë “lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes”. (REL) 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page