top of page
123.jpg

Vuçiqin e tmerron mbështetja që mori Ushtria e Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 17, 2018
  • 1 min read

Ushtria e KosovësAi ka folur edhe rreth mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol, duke thënë se Prishtina duhet të punojë shumë më mirë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur pesimist rreth vazhdimit të dialogut në Bruksel, duke thënë se procesi mund të vazhdojë vetëm pas heqjes së taksave. Në fjalën e tij përmbyllëse para KS të OKB-së, kreu i shtetit serb tha se nuk duhet të fajësohet Serbia për gjithçka, por është Kosova ajo e cila ka formuar ushtrinë dhe ka vendosur taksa ndaj mallrave serbe. Ai është shprehur i trembur nga mbështetja që mori Ushtria e Kosovës nga shtetet e fuqishme. “Falënderoj edhe ata që dëshiruan që të na dëgjojnë se paku, pasi asnjë nuk gjeti ndonjë paragraf apo rezolutë, që thotë se Prishtina ka të drejtë të formojë Ushtrinë. U theksua se rezoluta 1244 nuk e ndalon formimin e ushtrisë, por nuk theksuan asnjë nen se ku e lejon kjo formimin e Ushtrisë nga Prishtina”, tha ai. Ai ka folur edhe rreth mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol, duke thënë se Prishtina duhet të punojë shumë më mirë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page